Ngjarja makabër në Maliq, eksperti Karamuço zbulon një detaj

Jil
Jil
1 Min Read

Mbrëmjen e djeshme një ngjarje e rëndë tronditi Maliqin. 55-vjeçari Gjergji Mullalli vrau me armë zjarri dhe hodhi në gropën e ujërave të zeza bashkëshorten e tij, 46-vjeçaren Luiza Mullalli. Pas ngjarjes, autori u arratis dhe sot policia njoftoi se Mullalli ishte vevëvrarë, pasi ishte ballafaquar me efektivët. Policia ka publikuar pamjet nga aksioni policor për kapjen e Mullallit, por eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuco ka vënë re një detaj shumë të rëndësishëm tek efektivët e policisë.

“Kush epror policie ka zhvilluar operacionin për kapjen e një krimineli të armatosur në Zemblak/ Maliq? 

Kush është ai mburret për aksion me rrezikshmëri të lartë, ndërkohë që pamjet e dronit të policisë nxjerrin zbuluar një skandal që kushton jetë policësh?

Si mund të dërgosh në operacion policë pa antiplumb, kur personi që kërkojnë ju përgjig me armë dhe ju rrezikoi jetën?

Urime heronjve blu, por video e publikuar nga policia më mërziti shumë. Mu kujtua dëshmori fundit Saimir Hoxha.

Ai do kishte shpëtuar nëse do kishte veshur antiplumb.”, shkruan ai.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *