Gjatë operacionit “Metamorfoza” në Shkodër, policia kriminale ka ushtruar kontroll në 10 banesa, duke shoqëruar dhe arrestuar disa persona.
Forcat e Policisë së Shtetit, hynë dhe në banesën e Denis Brajoviç në Shkodër, por nuk mundën ta gjenin atë, duke e shpallur në kërkim.
Sipas gazetarit Elton Qyno, në bazë të informacioneve operative që janë siguruar, policia ka sekuestruar dhe një automjet të blindur me targa AB 746 AD.
Mjeti i tipit “BMW” rezulton në pronësi të policisë private në Shkodër të quajtur “Triangolo Security”.