JiL.al - Jeto i Lumtur

Megaoperacioni i SPAK/ Avokati i njohur ngre dyshime …

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Avokati Arbër Hoxha ngriti dyshimin se për sa kohë çështja e personave të arrestuar nga megaoperacioni i SPAK po mbahet hermetike edhe nga avokatët atëherë prokuroria po fsheh diçka.

I ftuar në emisionin “Review” ai tha se mund të ndodh edhe që prokuroria të mos ketë prova të mjaftueshme për arrestimin e këtyre personave, por e ka ngritur çështjen në bazë të disa indicieve paraprake. Sipas tij kjo nuk do të ishte hera e parë që prokuroria të veprojë  në këtë formë.

“Ndonjëherë Prokuroria e Posaçme e ka ngritur çështjen mbi bazën e disa indicieve të caktuara dhe më pas është detyruar ta pushojë sepse nuk shkon dot deri te barra e provës e më pas të kërkojë dënimin. Të caktosh një masë sigurimi është një gjë e të kërkosh dënimin e një personi duhen një tërësi provash.

Scroll to Top