Rrezikoi jetën e plazhistëve duke lundruar me Jet Sky brenda perimetrit të sigurisë, Policia Kufitare ndëshkon drejtuesin me 2 masa https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrative me vlerë totale 110 000 lekë të rinj dhe bllokon mjetin lundrues.
2 masat https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrative, për shkeljen e perimetrit të sigurisë dhe për mungesë dokumentacioni.
Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, gjatë monitorimit të hapësirës ujore në plazhin e Spillesë, Durrës, me qëllim garantimin e sigurisë së plazhistëve, kanë konstatuar një mjet lundrues që kishte shkelur perimetrin e sigurisë dhe po rrezikonte jetën e plazhistëve.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bllokuar mjetin lundrues Jet Sky. Drejtuesi i këtij mjeti lundrues u ndëshkua me masën https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrative 100 000 lekë të rinj, për lundrim në zonë të ndaluar, dhe me masën https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrative 10 000 lekë të rinj, për mungesë dokumentacioni.
Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore për plazhisët, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete.