Stuhia “Doksuri”, ka kthyer rrugët në lumenj ndërsa ka pasur edhe rrëshqitje dheu në disa zona. Dëmet mbeten të rënda me makina të shkatërruara dhe pemë të rrëzuara kudo.
Ekipet e emergjencës arritën të shpëtonin një person që kishte mbetur i bllokuar në mes të vërshimit të ujit. Ata po qëndrojnë në gatishmër i për personat që janë në rrezik, ndërkohë që alarmi i kuq ka pushtuar vendin.
Lumenjtë kanë dalë nga shtrati dhe urat janë shkatërruar nga vërshimi i fuqishëm.
Stuhia vdekjeprurëse “Doksuri” vijon të mbetet shqetësuese për vendin, ndërsa autoritetet paralajmëruan miliona persona të qëndrojnë në shtëpi.
Më shumës se 47 mijë banorë u evakuuan nga zonat me rrezik të lartë të Pekinit dhe një tjetër qytet verior, deri në përmirësimin e situatës.