Ngjarje e rëndë/ Përmbyset autobusi me turistë, raportohet

Jil
Jil
1 Min Read

Të paktën dhjetë persona u plagosën kur autobusi turistik me të cilin po udhëtonin doli nga një rrugë fshati dhe u përmbys në rajonin Asturias të Spanjës veriperëndimore.

Gjithsej 49 persona ishin në bordin e autobusit, duke përfshirë disa fëmijë, raportojnë mediat spanjolle. Zjarrfikësit dhe ambulancat kanë shkuar në vendngjarje për të nxjerrë pasagjerët. Dy gra, të cilat kanë mbetur të plagosura rëndë, janë transportuar me helikopter në spital. Gjithsej shtatë persona janë ende të shtruar në spital.
https://www.youtube.com/embed/2Fgs_cIYxwk
Kombësia e turistëve nuk është bërë e ditur deri më tani. Autobusi turistik i përket kompanisë ALSA dhe ishte nisur nga qyteti i Covadonga për një ekskursion në parkun kombëtar Picos de Europa (Majat e Evropës).

Several injured when tourist bus plunges off mountain road in north Spainhttps://t.co/C1qgAoff5R

— GENERAL NEWS (@yhengagang) July 31, 2023

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *