“Kanë thënë nëse duhet t’i hiqet jeta dikujt”/ “BOMBA”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ndërsa ka qenë i ftuar në “ZonaZero”, ish-deputeti Halit Valteri ka paralajmëruar se nga përgjimet e përfituara nga superoperacioni i ndodhur pak ditë më parë, ku ranë në pranga shumë emra të “mëdhenj”, ndërto biznesmeni Pëllumb Gjoka, do ketë shumë emra të tjerë që do të dalin.

Pjesë nga biseda:

Advertisements

“Jo vetëm kriminelët, por edhe deputetët i kanë përdorur këto aplikacione për të mos u përgjuar. Nëse ne të dy nuk duam që të përgjohemi, sepse po bëjmë një aferë, një korrupsion, po lëvizim para të zezë… sepse nuk po perdor këtë lloj chat-i për të folur me të dashurën. Dhe kjo nuk është me numër telefoni, apo imail, është me kod.

Nëse do ketë zbardhje të bisedave, sepse janë mijëra faqe përgjime, ka mijëra e mijëra mesazhe që dekriptohen, dhe mendoj do kemi grupe të tjera kriminale, do kemi emra të tjerë, edhe në politikë, njerëz të fuqishëm në sektorin e ndërtimit. Njerëz që sot hiqen si binesmenë dhe oligarkë pranë qeverisë, me këtë dhe qeverisë se kaluar.

Do dalin përgjime ku kanë dhënë mendime për heqjen e jetës së dikujt, apo se “a duhet që ky person të largohet nga tregu”.

Scroll to Top