‘Nga nesër asnjë lek për të papunët’! Italia merr vendimin

Jil
Jil
1 Min Read

Që nga nesër, 1 gusht, qeveria e Giorgia Meloni ka vendosur që institucioni italian i sigurimeve shoqërore të ndalojë dhënien e të ardhurave sociale për qytetarët e papunë dhe me të ardhura të ulëta.

Kjo është një masë e miratuar nga qeveria e parë e Giuseppe Conte, në mars 2019, me qëllim mbështetjen e qytetarëve më të varfër të vendit dhe mesatarisht korrespondonte me 550 euro në muaj.

Njoftimi zyrtar u bë gjatë fundjavës përmes një mesazhi SMS dërguar mijëra telefonave celularë. Kjo masë ka të bëjë me familjet në të cilat ka qytetarë që konsiderohen të aftë për të kërkuar një punë të re. Por vendimi shkaktoi pakënaqësi, veçanërisht në shumë rajone të jugut italian me një shkallë të lartë papunësie.

Qeveria e Romës ka miratuar një masë të re, të cilën e quajti “të ardhura nga përfshirja sociale” dhe sipas asaj që u vendos, nuk i kalon 6000 euro në vit.

Në të njëjtën kohë, kushdo që nuk ka të drejtë të marrë këtë ndihmë do të mund të aplikojë për grant prej 350 euro në muaj për një periudhë njëvjeçare, me kusht që të ndjekë njëkohësisht kurse të formimit profesional.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *