Policia u ndërpret lojën e pokerit të rinjve në Lezhë, kapen

Jil
Jil
2 Min Read

Policia e Lezhës ka kapur në flagrancë 12 të rijnë të cilët luanin poker në ambientet e një lokali, në fshatin Rrilë.about:blank

Sipas policisë, 12 të rinjtë janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa janë arrestuar dy të tjerë, njëri prej tyre pronari i lokalit, pasi kishte përshtatur ambientin për lojëra fati. Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar një tavolinë për lojën “Poker”, letra dhe çipsa.

Njoftimi i policise:

Rrilë, Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over”, për goditjen e një tjetër rasti të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Kishin organizuar lojën “Poker”, në ambientet e lokali në fshatin Rrilë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas (njëri prej tyre pronari i lokalit).

Procedohen penalisht 12 shtetas që u kapën duke luajtur.
Sekuestrohen një tavolinë për lojën “Poker” dhe sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë dhe me ato të FNSH Shkodër, të mbështetura nga inteligjenca policore, për një rast të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, në një objekt trekatësh, në fshatin Rrilë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Game Over”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit A. N., 38 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë, dhe G. K., 30 vjeç, banues në Krujë.about:blank

Të dy këta shtetas u kapën në flagrancë teksa kishin organizuar në ambientet e një lokali, në katin e dytë të një objekti trekatësh, në pronësi të 38-vjeçarit, në fshatin Rrilë, lojën e fatit “Poker”, në kundërshtim me ligjin.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 12 shtetas që u kapën duke luajtur në këtë lokal, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një tavolinë për lojën “Poker”, letra dhe çipsa.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *