JiL.al - Jeto i Lumtur

“Lufto për martesën tënde, por mbi të gjitha, lufto për lumturinë tënde”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

“Një ditë martohemi, krijojmë një familje, jemi të lumtur për disa vite… pastaj krejt papritur, gjithçka ndryshon. Pa e vënë re, dashuria merr fund. Ndërkohë që njerëzit përreth përshpërisin, të gjykojnë dhe nëfund thonë: “Ja, këta dështuan në martesën e tyre”. Nuk është aspak e vërtetë. Dështim është kur shtiresh sikur je në një familje të lumtur. Dështim është kur e gënjen partnerin tënd, fëmijët e tu dhe veten tënde. Dështim është kur rri pranë dikujt për interes.

Të dështosh do të thotë ta manipulosh partnerin tënd duke përdorur fëmijët e tu, në mënyrë që ai të mos largohet dot prej teje. Të dështosh do të thotë të jetosh një jetë gri. Të dështosh do të thoshtë të mos vish i lumtur në mbrëmje në shtëpi, dhe sërish të vazhdosh me të njëjtën rutinë. Të dështosh do të thotë tëushqesh dashuri për dikë që nuk të do më.

Dështim është kur shtiresh sikur e do dikë dhe të qëndrosh me të, vetëm sepse ke frikë nga vetmia. Dështim është kur jeton me dikë nga frika se çfarë do të thonë të tjerët. Dështim është të mos luftosh për të qenë i lumtur dhe të besosh se dashuria nuk ekziston.

Kanë respektin tim të gjithë ata që e kanë marrë guximin të mos jetojnë në dështim. I uroj lumturi tëgjithë atyre që vazhdojnë ta duan njëri-tjetrin, edhe pse vitet kanë kaluar. Lufto për martesën tënde, ama kur e sheh se nuk ka më arsye për ta mbajtur gjallë atë, atëherë lufto për lumturinë tënde”. – Nataly Vivanco

https://jetoilumtur.al/

Scroll to Top