Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 46-vjeçar është gjetur i varur në një pemë.
Ngjarja ka ndodhur në komunitetin e Kotroni Trikala pasditen e sotme dhe dëshmitar ka qenë një banor i fshatit, i cili ka parë 46-vjeçarin të varur në një pemë, në një fushë, pak jashtë fshatit.
Policia ka mbërritur menjëherë në zonë dhe po heton rrethanat e vdekjes së tij. Paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me një skenar vetëvrasjeje, ndërsa ende nuk është bërë publik emri i viktimës.