Operacionit antidrogë, vritet zëvendëskomandanti i policisë.
Zëvendëskomandanti i policisë në Louisiana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe një tjetër person janë vrarë gjatë të shtënave në hetimet për drogë.
Autoritetet amerikane kanë njoftuar se zyrtari policor ka vdekur në vend. Ai kishte marrë urdhrin për bastisjen e një shtëpie, në të cilën dyshohej se po kryheshin aktivitete kriminale. Një burrë dhe një grua që ndodheshin në shtëpi, janë përfshirë në të shtënat me armë, ndërkaq burri nuk u ka mbijetuar plagëve, kanë njoftuar autoritetet në Louisiana.
Një person është arrestuar, por autoritetet nuk kanë bërë të ditur emrin e të dyshuarit dhe të viktimave të tjera. Detajet për sulmin ndaj policit nuk janë publikuar për shkak të hetimeve që janë duke vazhduar në lidhje me trafikimin e drogës.