Një 32-vjeçare u gjet e pajetë mëngjesin e sotëm poshtë urës së Dajlanit në Durrës.
Sipas autoriteteve, dyshohet se 32-vjeçarja Lulj eta Preza mund të jetë vrarë nga persona që e shfrytëzonin.
Ndërkohë në polici, pas kësaj ngjarjeje janë shoqëruar të paktën 17 persona, kryesisht vajza.
E reja që u gjet e vdekur është proceduar më parë për veprën penale të prostitucionit.
Dyshimet janë se trupi i 32-vjeçares është transportuar gjatë natës poshtë urës së Dajlanit nga një vend tjetrë.
/5pyetjet.al