JiL.al - Jeto i Lumtur

KESH importon energji elektrike, ja sa para iu kushton qytetarëve

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Janë gati 24 milion euro të harxhuara në muajin korrik, ndërsa koorporata po përpiqet të mbajë nivelin e Kaskadës në mënyrë optimale, duke e shfrytëzuar pjesërisht.

KESH ka blerë energji me çmime mesatare prej 105 eurosh, deri në tre herë më ulët se e njëjta periudhë vitin e kaluar.

Gjithashtu Shqipëria pati një vit të mirë hidrik dhe kjo ka bërë që vendi të eksportojë rreth 36 milionë euro në gjashtë muajt e parë, por sipas ekspertëve gjendja financiare e korporatës është ende negative

“Situata financiare e KESH nuk duket optimiste pasi ka nga viti i kaluar borxhe të akumuluara. Është me bilanc negativ mbi 256 mln euro dhe këto arkëtime janë kryer kur ka pasur mbiprodhim nuk e përmirësojnë situatën ekonomikë të koorporatës”- tha Azmer Duleviç.

Scroll to Top