Pas 10 orë tmerri në mes të detit, shpëtohet 28-vjeçari (Detajet)

Jil
Jil
3 Min Read

Një 28-vjeçar është shpëtuar nga policia pasi iu fik mjeti lundrues Jet Ski në mes të detit gjatë natës.

Njoftimi Policisë: 

Policia Kufitare, 10 orë operacion kërkim-shpëtimi, gjatë natës, në det të hapur, për t’i shkuar në ndihmë një 28-vjeçari. Policia i ka shkuar në ndihmë një të riu, të cilit i ishte fikur Jet Ski në mes të detit, gjatë natës, për shkak të një defekti, teksa rrymat detare e zhvendosën 2.5 milje në thellësi.


Ishin miqtë e shtetasit K. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, që njoftuan policinë duke thënë se kishin humbur kontaktet me këtë të fundit, pasi rreth orës 20:00, për qëllime turistike, ishte nisur me Jet Ski, nga Porto Palermo drejt Borshit.

Shërbime të Policisë Kufitare të DVKM Vlorë dhe të repartit “Delta”, të pajisura me 3 mjete lundruese dhe të asistuara nga peshkatarë të zonës, kanë organizuar punën dhe kanë dalë menjëherë në det të hapur, për të lokalizuar dhe shpëtuar 28-vjeçarin.about:blank

Si rezultat i një operacioni kërkim-shpëtimi që zgjati nga ora 20:00 deri në orën 06:20 të ditës së sotme, në det të hapur, të kryer nga shërbime të specializuara të Policisë, u bë i mundur lokalizimi 2.5 milje në thellësi të detit, dhe nxjerrja në breg, në gjendje të mirë shëndetësore, e 28-vjeçarit.

Për shkak të një defekti, mjeti lundrues Jet Ski që drejtonte ky shtetas, gjatë natës, ishte fikur në mes të detit dhe rrymat detare e kishin zhvendosur atë, në drejtim të ishullit të Korfuzit.about:blank

Pas shpëtimit, mirënjohës për ndërhyrjen e menjëhershme dhe profesionale të Policisë, shtetasi K. S. u shpreh: “Falënderoj shumë Policinë Kufitare të Himarës dhe të Vlorës, pasi kam 10 orë që rri në det të hapur, për shkak të një defekti që pësoi motori i ujit, dhe rrymat detare më çuan drejt ishullit të Korfuzit. I falënderoj shërbimet pasi erdhen menjëherë me mjetet lundruese dhe më shpëtuan jetën.”

Shërbimet e Policisë Kufitare ftojnë çdo qytetar/pushues që gjendet në nevojë që lidhet me detyrat funksionale të Policisë së Shtetit, të kërkojë ndihmë, dhe ndërhyrja nga shërbime të specializuara për secilin rast, do të jetë e menjëhershme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *