Të paktën 15 persona kanë humbur jetën ditën e sotme në Meksikë, pasi një auotbus u përfshi në një aksidet tragjik.
Ngjarja ka ndodhur në Nayarit, ku autobusi doli nga kursi i tij dhe ra në një përrua 30 metra , pranë fshatit Baranca Bianca. Ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shpëtuar 21 persona, të cilët janë dërguar në spital. Gjendja e disa prej tyre cilësohet si kritike.
Sipas informacioneve, autoritetet vlerësojnë se shoferin mund ta ketë zënë gjumi në timon, për pasojë ka humbur kontrollin e autobusit.