Nga sonte deri mëngjesin e së shtunës parashikohen reshje të dendura mbi Slloveni, ndërsa reshjet do të shtohen në barrierat malore të Sllovenisë perëndimore dhe jugore dhe mbi Gorski Kotar. Më pas era do të sjellë reshje të mëdha në Slloveninë qendrore dhe lindore, raporton Index.hr.
Portali thekson se ana veriore të Alpeve tashmë është përfshirë nga një ajër dukshëm më të ftohtë, i cili në ditët në vijim gradualisht do të zbresë në rajonet sllovene dhe se pjesa më e madhe e reshjeve priten sonte, deri mëngjesin e së shtunës.
Në njoftimin për media të Ministrisë sllovene të Mjedisit, thuhet se ka mundësi që gjatë mbrëmjes të vërshojnë lumenj të vegjël në veri dhe pjesën qendrore të Sllovenisë.
“Lumenjtë në lindje të vendit tashmë kanë një prurje tre herë më të madhe se zakonisht, kështu që do të rriten fuqishëm, veçanërisht natën mes të enjtes dhe të premtes”, tha zyrtari i ministrisë Janez Polajnar.