JiL.al - Jeto i Lumtur

I morën 35 mijë € biznesmenit duke u hequr si zyrtarë, e pësojn

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 shtetas të cilët tentuan të përfitonin një shumë të madhe parash, nëpërmjet mashtrimit të një biznesmeni në kryeqytet.

Policia bën me dije se shtetasit A. R., 34 vjeç, banues në Librazhd, G. Ç., 41 vjeç, banues në Skrapar, dhe Q. V., 22 vjeç, banues në Kukës, iu prezantuan biznesmenit në Tiranë si zyrtarë të lartë dhe tentuan t’i merrnin një shumë prej 35 mijë euro.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi F. Gj., 40 vjeç, i dyshuar si organizator i kësaj skeme mashtrimi. Vijon puna për kapjen e shtetasit F. Gj.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete dhe 5 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Scroll to Top