JiL.al - Jeto i Lumtur

Vrasja e Luljeta Prezës në Durrës/ Arrestohet një tjetër person

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Në vijim të hetimeve për vrasjen makabër të Luljeta Prezës, e cila u gjet e vrarë poshtë urës së Dajlanit, është arrestuar ish-bashkëjetuesi i 32-vjeçares.

24-vjeçari Eridon Patlli u arrestua pas dëshmisë së 15-vjeçares, e cila ishte dëshmitare okulare e vrasjes së Luljeta Prezës nga Aldo Brahimi dhe Ylli Grabovari pas pak mesnatës së të mërkurës (2 Gusht) tek Ura e Dajlanit në Durrës.

Në vijim të hetimeve të thelluara të kryera nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për dokumentimin e plotë ligjor të përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të proceduar penalisht për vrasjen e shtetases L. P., 32 vjeçe, trupi i së cilës u gjet poshtë urës së Dajlanit, më datë 02.08.2023, rreth orës 10:35, ju bëjmë me dije se:

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 02.08.2023, ka kallëzuar shtetasja 15 vjeçe, e proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, ditën e djeshme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Deluzion”, se gjatë kohës që ka bashkëjetuar me shtetasin E. P., ky i fundit e ka shfrytëzuar për prostitucion.

Scroll to Top