Rrëshqet dhe bie mbi shkëmbinj turisti 19-vjeçar në Dhërmi, dalin

Jil
Jil
2 Min Read

Një 19-vjecar i cili kishte rënë nga lartësia e një shkëmbi te “Shpella e Piratëve” në Dhërmi, është shpëtuar falë ndihmës së uniformave blu. Më pas ai është transportuar për në spital, ku ka marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Ra nga lartësia e një shkëmbi të vendit të quajtur “Shpella e Piratëve”, mbi gurë dhe mbi shkëmbinj të tjerë, shërbimet e SPK Dhërmi shpëtojnë 19-vjeçarin.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas 19 vjeç, kishte rënë nga një shkëmb i zonës së quajtur “Shpella e Piratëve”, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, me njësi nga toka dhe nga deti, të pajisura me 2 mjete lundruese dhe të asistuara nga shërbime mjekësore, kanë mbërritur në zonën e sinjalizuar, me qëllim ofrimin e ndihmës për 19-vjeçarin.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të specializuara, 19-vjeçari u nxorr nga një terren shumë i vështirë mbi shkëmbinj dhe mbi gurë. Këtij shtetasi iu ofrua asistencë mjekësore në vendngjarje, ndërsa më pas, u transportua në spital, për të marrë asistencë më të specializuar, ku ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.about:blank

Shërbimet e Policisë Kufitare ftojnë çdo qytetar/pushues që gjendet në nevojë që lidhet me detyrat funksionale të Policisë së Shtetit, të kërkojë ndihmë, dhe ndërhyrja nga shërbime të specializuara për secilin rast, do të jetë e menjëhershme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *