Vritet me thikë 33-vjeçari shqiptar në Angli, plagoset një tjetër

Jil
Jil
1 Min Read

BRITANI E MADHE- Një 33-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë mëngjesin e 27 Korrikut në Wolverhampton, Angli. Jetmir Pemaj vdiq pasi u plagos rëndë në një goditje të dyfishtë me thikë në Harrow Street, Whitmore Reans. Në sulmin ku ai mbeti i vrarë u plagos rëndë edhe një 20-vjeçar. Por identiteti i këtij të fundit nuk është bërë me dije.

Në lidhje me këtë ngjarje, autoritetet britanike kanë arrestuar Lucious Winchester, 24 vjeç, nga Quinton, Birmingham, i cili akuzohet për 2 vepra penale: vrasje dhe vrasje të mbetur në tentativë.

Vrasja e 33-vjeçarit për motive që ende nuk dihen ka tronditur fort familjen e tij. Këta të fundit e përshkruajnë Jetmirin si një djalë, vëlla dhe partner të dashur.

“Jetmiri ishte një djalë, vëlla dhe partner i dashur. Ai ishte shumë i dashur dhe do t’i mungojë shumë e gjithë familja dhe miqtë e tij,”-shkruajnë familjarët, sipas BBC.

Lucious Winchester, 24 vjeç, nga Quinton, Birmingham, akuzohet për vrasje dhe tentativë vrasjeje dhe do të paraqitet në Gjykatën e Kurorës së Birminghamit të enjten. Por Policia bën me dije se hetimi vazhdon dhe ka apeluar që të gjithë dëshmitarët të deklarojnë çfarë kanë parë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *