“Femrat mund të ndihen të thyera përbrenda, ama të buzëqeshin sikur të mos u ketë ndodhur gjë”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Femrat mund të ndihen komplet të thyera përbrenda, të shuara totalisht, ama të buzëqeshin sikur të mos ketë ndodhur gjë, edhe pse ndiejnë sikur jeta u është ndarë në mijëra copëza. Femrat e shohin perëndimin e bukur, dhe e dinë se dora më e sigurtë që mund të shtrëngojnë kur dielli puth detin, është dora e tyre. Ato e dinë se dashuria për veten është e vetmja mënyrë për të mos i lejuar të tjerëve ta shuajë buzëqeshjen e tyre.

Femrat mundohen të tregohen të forta, sepse e dinë se pjesa e tyre më intime, më e ndjeshme dhe më e fshehtë, u duhet treguar vetëm atyre personave që dinë ta prekin zemrën me dashuri, me mirësjellje dhe ëmbëlsi. Femrat e dinë se kur është momenti për t’u larguar, e dinë, e ndiejnë dhe e bëjnë një gjë të tillëme klas. Një vendim të tillë ato e marrin me atë dinjitet që kanë përbrenda që nga momenti i lindjes, pa bërë pyetje dhe pa u treguar të dobëta. Ato kthehen me buzëqeshje dhe largohen pa bërë zhurmëedhe pse ndërkohë që largohen, lotët i pushtojnë sytë e tyre.

Femrat kur ringrihen, pas një rënieje që nuk e prisnin, kanë një dritë në sytë e tyre që i bën më të bukura dhe më speciale. Kjo është drita e dikujt që ka vuajtur dhe që mund të të mësojë të duash. Femrat e dinëse jo gjithçka duhet të shkojë mirë, mjafton që të jetë diçka e bukur. Femrat kur dashurohen, ta dhurojnëzemrën plotësisht, sepse ato dashurojnë ose plotësisht, ose fare. Nëse i tradhëton, të shumëzojnë me zero dhe nuk të llogarisin më në jetën e tyre.

https://jetoilumtur.al/

Scroll to Top