JiL.al - Jeto i Lumtur

“Një person i armatosur ndodhet në lokal”/ “Alarmohet

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia ka vendosur në pranga një 36 vjeçar, banues në Tiranë, i cili u kap me armë zjarri pa leje brenda një lokali në kryeqytet.

Policia u “alarmua” pas marrjes së informacionet se në një lokal, ndodhej një shtetas i armatosur.

Gjatë kontrollit fizik, 36-vjeçarit Gloris Nezaj iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Si rezultat i operacionit “Klienti”, u arrestua në flagrancë 36 vjeçari, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”.

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Klienti”. Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Vihet në pranga poseduesi.about:blank

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në rrugën “Isuf Elezi”, në një lokal, ndodhej një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Klienti”.

Scroll to Top