JiL.al - Jeto i Lumtur

Skandal/ Nëna mostër abuzon seksualisht me vajzën e saj 10

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një grua ka abuzuar seksualisht me vajzën e saj 10-vjeçare dhe gjithashtu ka rënë dakord që vajza të kryente marrëdhënie seksuale me një person të arrestuar më parë për krime seksuale.

Elizabeth Spaeth, 37-vjeçe, është arrestuar nga policia e Live Oak, ditën e enjte, me akuzën për abuzim të vazhdueshëm seksual me një fëmijë, krim i shkallës së parë.


Policia ka marrë një telefonatë nga një apartament, i gjendur në qytetin e Teksas, vetëm tre ditë më parë.

Sipas dëshmitarëve, Spaeth i ka treguar policisë se ajo nuk ishte në dijeni që fëmijët e saj gjendeshin vetëm në shtëpi me një person të arrestuar më parë për krime seksuale.

I akuzuari për abuzime seksuale quhet Jarrad Kirkus, 40-vjeç, nga Teksas.

Detektivët kanë treguar për “Express-News” se ata kanë zbuluar disa mesazhe të shkëmbyera në rrjetin social “Snapchat” mes Kirkus dhe Spaeth.

Dyshja kishte komunikuar se si mund ta organizonin një takim që Kirkus dhe vajza e Spaeth të kryenin marrëdhënie seksuale, raporton gazeta.

Në mesazhet e gjetura, Kirkus i ka kërkuar Spaeth nëse ai mund të kryente marrëdhënie seksuale me vajzën e saj 10-vjeç dhe ajo ka pranuar menjëherë.

Scroll to Top