JiL.al - Jeto i Lumtur

Çfarë po ndodh? 8 turistë italianë bllokohen në pyllin e Divjakës

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia e Divjakës u ka ardhur në ndihmë 8 turistëve italianë, të cilët gjatë mesnatës të së shtunës u bllokuan në baltë, teksa eksploronin lagunën e Karavastasë dhe pyllin e Divjakës.

Shërbimet e Policisë përmes përdorimit të një makine teknologjike, skrep, i kanë nxjerrë 2 automjetet nga rruga me baltë ku kishin ngecur.

Njoftimi i Policisë:

Iu ngecën automjetet në baltë, në pyll, gjatë mesnatës, dhe për këtë shkak iu pamundësua kthimi, Policia e Divjakës iu shkon në ndihmë 8 turistëve italianë.

Mesnatën e djeshme, Komisariati i Policisë Divjakë ka marrë njoftim se për shkak të shirave, 2 automjete me të cilat 8 turistë italianë eksploronin lagunën e Karavastasë dhe pyllin e Divjakës, kishin ngecur në një pjesë rruge me baltë.about:blank

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën, kanë shkuar në zonën e sinjalizuar dhe përmes përdorimit të një makine teknologjike (skrep), i kanë nxjerrë 2 automjetet nga rruga me baltë ku kishin ngecur.

8 turistët janë shoqëruar me automjetet e Policisë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.about:blank

Këta turistë kanë falënderuar shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe humanizmin e shfaqur gjatë ofrimit të ndihmës.

Scroll to Top