Në kërkim ndërkombëtar/ U arrestua në Kosovë, identifikohet

Jil
Jil
2 Min Read

Aldo Majnishta, i arrestuar sot në Kosovë pasi ishte shpallur në kërkim si një nga organizatorët e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës.

Policia bën me dije se si rezultat i shkëmbimit në kohë të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe ILECU-së, Kosovë u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e tij.

Në momentin e kapjes, ai ka paraqitur pranë autoriteteve kosovare dokumentet e një shtetasi tjetër, por pas kryerjes së një sërë verifikimesh nga të cilat ka rezultuar se shtetasi i kapur gjatë operacionit ishte Aldo Majnishta.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në vitin 2022, i ka caktuar 29-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”.about:blank

Ai ishte shpallur në kërkim pasi nga hetimet ka rezultuar se është njëri nga organizatorët e rrëmbimit dhe zhdukjes së shtetasit Jan Prenga.

Gjithashtu, 29-vjeçarin Gjykata e Apelit të Shkodrës në vitin 2016, e ka dënuar me 3 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 2 vjet, 3 muaj dhe 15 ditë burgim), për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor “, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” , “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *