Mediat e kosovës kanë publikuar pamjet e rënda nga momenti i vrasjes së 39-vjeçarit KAstriot Ramadani, pas një sherri në një lokal nate në Prishtinë, ku mbetën të plagosur edhe 17 persona.
Në video shihet momenti kur nis sherri mes dy grupeve, dhe më pas dëgjohen të shtënat e armëve, ku humbi jetën dhe 39-vjeçari Ramadani.Ngjarja e një nate më parë në Prishtinë është konsideruar si një nga më të rëndat të ndodhura në Kosovë.
I dyshuari kryesor për ngjarjen dhe që ndodhet në arrati është Dukagjin Nikollaj, i njohur si “Duka”, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge FBI që në vitin 2016.
Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovë janë duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes, duke i përfshirë në veprat penale ‘Vrasje të rëndë’, ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Pjesëmarrje në rrahje’.about:blank
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla duke iu referuar kësaj ngjarjeje tha se vrasja erdhi nga dora e kriminelëve të cilët për arsye të dështimeve të drejtësisë kanë qenë të lirë. Ministria e Brendshme në kuadër të strategjisë kundër krimit të organizuar do të iniciojë themelimin e një task-force për hetimin e thellë, jo vetëm të këtij rasti, por edhe të rasteve të tjera të ngjashme.