Dy autorët e vrasjes së Luljeta Prezës në Durrës do dalin sot para gjykatës për t’i njohur me masën e sigurisë. Dy të arrestuarit për vrasjen e 31-vjeçares të ura e ‘Dajlanit’ janë Aldo Ibrahimi dhe Ylli Grabovari.
Nëna e Ibrahimit, para nisjes së seancës ka thënë për mediat se nëse djali i saj ka kryer krimin, të marrë dënimin që i takon.
“Unë kam ardhur për djalin. Nuk e di është apo nuk është e vërtetë. Të kalbet brenda nëse e ka bërë djali im. Merrej me shishe, mblidhte kanaçe, e di tërë Fieri që ai mblidhte shishe. Ne jetojmë në Garbianë. Më morën në shtëpi, këta të Durrësit brenda. Më thanë ku e ke djalin, vajti për pagurë u thash. Se gjithmonë mblidhte pagure dhe vinte në shtëpi”, tha nëna e tij.