Friedrich Nietzsche, “Njerëzor, tepër njerëzor”
Të rinjtë e duan atë që është interesante dhe e veçantë, për ta nuk ka rëndësi nëse ajo është e vërtetë apo e gënjeshtërt. Shpirtrat më të pjekur duan tek e vërteta atë që është tek ajo më interesante dhe e veçantë. Më në fund, njerëzit krejtësisht të pjekur, e duan të vërtetën edhe në atë që duket tek ajo e thjeshtë dhe lakuriqe dhe që i ngjall mërzi njeriut të rëndomtë, sepse kanë vënë re që e vërteta prirtet ta thotë me fytyrë e thjeshtësisë mençurinë e saj më të lartë.