Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në komunën e Suharekës në Kosovë, ku një 8-vjeçar ka ndërruar jetë pasi e kanë zënë porta e oborrit.
I mituri para se te ndodhte tragjedia po luante me motren e tij 6-vjeçare, e cila gjithashtu ka pasuar disa lëndime në trup. Lajmin e ka bërë të ditur Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.
”Policia në Suharekë ka pranuar një informacion që dy fëmijë kërkuar ndihmë mjekësore pasi i ka zënë dera e oborrit. Pastaj të dytë janë dëguar në spitalin rjaonal në Prizrne, ku nga plagët një fëmija 8-vjeçar, mashkull ka humbur jetë“, ka thënë ai për mediat kosovare.