JiL.al - Jeto i Lumtur

Moti ekstrem ‘pushton’ këtë vend, raportohet për dy të vdekur

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Të paktën dy njerëz kanë vdekur, mijëra fluturime janë anuluar apo shtyrë, dhe më shumë se një milion shtëpi kanë mbetur pa rrymë, për shkak të një stuhie të fuqishme të shoqëruar me breshër në lindje të Shteteve të Bashkuara (SHBA).about:blank

Viktimat janë një djalosh 15-vjeçar nga Kalifornia e Jugut, i cili vdiq pasi e zuri lisi derisa po dilte nga vetura e vet, dhe një burrë 28-vjeçar nga Alabama, i cili u godit nga vetëtima, raporton Zëri i Amerikës.

Paralajmërimi për tornado u bë në 10 shtete nga Tenesi deri në Nju Jork. Shërbimi Kombëtar i Motit (SHKM) tha se ky paralajmërim mbulon 29.5 milionë njerëz.

Scroll to Top