JiL.al - Jeto i Lumtur

Çështja e Ervis Martinajt, gazetari i njohur zbulon përplasjet

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gazetari Igli Çelmeta ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku tha se ka një “përplasje” mes Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Policisë së Shtetit sa i takon rastit të Ervis Martinaj.

Ai tha se kjo përplasje vjen pasi autoritetet ligj zbatuese kanë informacione të ndryshme lidhur me fatin e Ervis Martinaj, i cili është i zhdukur prej një viti.

“Nga informacionet që unë kam më bëjnë me dije se ka një përplasje mes autoriteteve ligj zbatuese, Shërbimi informativ ka informacione të tjera për Ervis Martinaj ndërsa policia e shtetit ka informacione të tjera për fatin e Ervis Martinaj. Ka një përplasje mes uniformës së policisë së shtetit dhe shërbimit informativ për fatin e Ervis Martinaj.

Scroll to Top