U kap me armë pa leje, merret vendimi drastik për 32-vjeçarin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kristjan Tonin Gjini, gardisti i cili u kap ndërsa udhëtonte me armë pa leje është arrestuar dhe gjithashtu është përjashtuar nga forcat e gardës.

Emri/ U kap me armë pa leje, merret vendimi drastik për

32-vjeçari u ndalua nga policia në orët e vona të mbrëmjes së të martës dhe pas një kontrolli të makinës së tij, policia gjeti se ai kishte një armë zjarri, pistoletë pa leje. Ai u arrestua menjëherë ndërsa i janë sekuestruar dy aparatë telefonikë.

Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës ka firmosur përjashtimin e 32-vjeçarit Kristian Gjini nga radhës e Gardës.about:blank

Në kuadër të luftës kundër armëmbajtjes pa leje, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Policia e Tiranës arrestuan në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës, K.GJ., 32 vjeç.

Ai u ndalua në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, si i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Arrestimi i gardistit u bë gjatë kontrollit të kryer nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë në automjetin e tij, ku iu gjet një armë zjarri pistoletë pa leje.

Scroll to Top