Një mjet pastrimi ka përplasur një pushues në vendin e quajtur “Plazhi” në Pogradec.
53-vjeçari ishte i shtrirë kur mjeti e ka shkelur me njërën gomë duke i shkaktuar dëme në pjesën e kokës dhe shpatullës.
Pushuesi po ngrihej, ndërsa drejtuesi i mjetit të pastrimit nuk e ka parë. Ky i fundit ka përfunduar në komisariat, ndërsa 53-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:50 të së mërkurës në një zonë që nuk është e përcaktuar si plazh publik por thjesht hapësirë boshe në bregliqen.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.