JiL.al - Jeto i Lumtur

Një vit nga zhdukja e ‘mbretit të bixhozit’, del fotoja e pa

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kjo e mërkurë, 9 gusht, shënon fiks një vit nga zhdukja e mistershme e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Një vit më parë, Martinaj, i cilësuar ndryshe si bosi i lojërave të fatit, humbi kontaktet me familjarët e tij, ku vetëm një ditë më vonë më 10 gusht 2022, xhaxhai i tij Faik Martinaj do të denonconte në polici zhdukjen e nipit.

Edhe pse ka kaluar një vit nga zhdukja, autoritetet ligbatuese ende nuk mund të japin një përgjigje nëse Ervis Martinaj është gjallë apo jo.

Sakaq, në këtë 1 vjetor të zhdukjes së tij është publikuar dhe një foto tjetër e të shumëkërkuarit nga policia, e cila nuk ka qarkulluar më parë në media.

Martinaj shihet në foto me peshqir plazhi në një varkë, ku duket se sapo ka dalë nga uji.

Euronews Albania nuk mund të verikojë dot nëse kjo foto është bërë para apo pas denoncimit për zhdukjen e tij.

Scroll to Top