Këtë të mërkurë një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Kalambakës në Greqi pasi dy vëllezër rreth të 60-ave janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Sipas mediave greke njëri prej vëllezërve ka goditur tjetrin me armë zjarri tip çifte në këmbë dhe më pas është arratisur nga vendngjarja.
Raportohet se konflikti ka ndodhur pas një debati mes të dyve, ndërsa kalimtarët kanë lajmëruar menjëherë ambulancën për t’i ardhur në ndihmë të plagosurit.
Sipas dëshmitarëve okularë autori është larguar me vrap drejt një zone kodrinore, gjysmë i zhveshur dhe i mbuluar në gjak, ndërsa policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij.