Dy shqiptarë dolën para Gjykatës të martën, pasi akuzohen për prodhim dhe kultivim të lëndëve narkotike në një pronë në Great Yarmouth në Britaninë e Madhe.
Elian Thana 27 vjeç dhe Silvio Sakaj 23 vjeç u zbuluan përmes një dere “sekrete” në një ndërtesë fqinje me pronën që përdorej për prodhimin e kanabisit.
Sipas medieve angleze, dy shqiptarët, pa vendbanim të caktuar, u zbuluan më vonë, pasi gjatë kontrollit të policisë në pronën ku prodhohej kanabis nuk u gjet asnjë.
Ai tha se “nga bodrumi deri në katin e fundit” u zbuluan gjithsej 515 bimë kanabis.
Gjithashtu u gjetën edhe 40 kg kanabis në proces tharjeje.about:blank
Ata u dënuan me nga 8 muaj burgim.
Ian James, avokati i Sakajt, tha se ai kishte ardhur në këtë vend në mënyrë të paligjshme pasi i ishte thënë për mundësinë e fitimit të parave duke punuar në industrinë e ndërtimit.about:blank
Por ai tha se përfundoi në Yarmouth me borxhe për t’u “shlyer”.
John Morgans, duke lehtësuar Thanën, tha se nëna e tij ishte diagnostikuar me kancer dhe ai kishte dashur të gjente punë për të mbështetur atë dhe familjen e tij.about:blank
Ai tha se i pandehuri “nuk e kuptoi se në çfarë po futej” dhe donte të kërkonte falje.