JiL.al - Jeto i Lumtur

Zbardhen detaje të reja nga dosja e SPAK/ Kush është Jorida

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dosja e SPAK mbi komunikimet në platformën SKY, e cila çoi edhe në arrestime të bujshme në vend, ka nxjerrë në pah se si prokurori Xhevahir Lita bënte sekserin në shërbim të Pëllumb Gjokës dhe Bajrajve në Gjykatën e Shkodrës.

Në njërën prej bisedave të gjetura në SKY duket se si Lita flet me Gjokën për të liruar nga burgu Jorida Muratin, e cila ishte arrestuar në kuadër të operacionit OAZ.

Sipas Gjokës, Jorida Murati ishte e dashura e Behar Bajrit dhe duhej të lirohej që t’i shkonte në takime speciale në burg.

Por, kush është Jorida Murati dhe si u arrestua ajo?

32-vjeçarja Jorida Murati u arrestua në nëntor të vitit 2019 në kuadër të operacionit OAZ. Prokuroria dyshonte atëhere se ajo ishte pjesëtare aktive e grupit “Bajri”. Në dosjen e zbardhur atëhere nga mediat thuhet se nga transkriptet e përgjimeve telefonike, rezulton të jetë e përfshirë edhe 32-vjeçarja Jorida Murati, e cila në periudhën prill-nëntor 2018, ka qenë e punësuar në spitalin e Shkodrës.about:blank

“Gjatë periudhës së muajit prill 2018, e në vijim nëpërmjet transkriptive e thirrjeve telefonike shtetësja në fjalë ka qenë tepër aktive duke mbajtur kontakte të plota dhe të qarta në lidhje me rolin e saj me të gjithë pjestarët e grupit ‘Bajri’ duke u bërë pjesë e aktivitetit të tyre dhe e mirëinformuar në lidhje me problematikën mes tyre dhe personave të tjerë, gjë e cila bëhet evidente dhe nga transkriptet e thirrjeve të realive”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Scroll to Top