Detaje të reja janë bërë publike për mediat nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në Fushë Arrëz, ku për pasojë një fëmijë 10-vjeçar ka humbur jetën.
Bëhet me dije se në rezervuarin e fshatit Iballë, ku 10-vjeçari me iniciale O.K, ka rrëshqitur në rezervuar teksa po mblidhte manaferra bashkë me prindërit.
Përpjekjet për ta shpëtuar kanë dështuar dhe fëmija ka humbur jetën.
Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë.