Banka e Shqipërisë: Forcimi i Lekut e ka ulur inflacionin me 2.5 pikë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Përmirësimi i bilancit të jashtëm të ekonomisë shqiptare është faktori kryesor që ka sjellë forcimin e monedhës vendase në kursin e këmbimit.about:blank

Në raportin e radhës të politikës monetare, Banka e Shqipërisë ka sjellë një analizë rreth faktorëve që kanë sjellë forcimin e Lekut dhe efekteve të këtij forcimi në ekonomi.

Sipas Bankës së Shqipërisë, forcimi i kursit nominal të këmbimit gjatë tremujorëve të fundit ka ardhur kryesisht si rezultat i forcimit të trendit të kursit real të këmbimit, ose me fjalë të tjera i përmirësimit strukturor të sektorit të jashtëm të ekonomisë dhe rritjes në tërësi të produktivitetit të saj, si edhe i rënies së primeve të rrezikut, ose e thënë ndryshe, i rritjes së besimit të publikut në monedhën kombëtare.

Të dy këta faktorë duket se diktohen nga përmirësimi strukturor i bilancit të jashtëm të ekonomisë shqiptare, përmirësim i cili ilustrohet me disa tregues.

Deficiti i llogarisë korrente ka pasur një trend të qartë rënës gjatë kësaj periudhe, nga niveli 7.7% i PBB në vitin 2021 në nivelin 6% në vitin 2022 dhe më tej në 3.1% në tremujorin e parë të vitit 2023.

Scroll to Top