JiL.al - Jeto i Lumtur

Vrasja e dy shqiptarëve në Shkup/ Arrestohet pas 4 muajsh

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Pas 4 muajsh, është arrestuar një prej autorëve të vrasjes së dyshqiptarëve, Jeton Krivanjeva dhe Enes Iseni në Maqedoninë e Veriut.

Ngjarja ndodhi në Kalanë e Shkupit në mars të këtij viti, teksa autori 31-vjeçar është vënë në pranga vertëm ditën e sotme pasi u kap në zonën e “Gazi Babës”.

Mbrëmjen e 6 marsit, janë prezantuar si policë dhe kanë thënë se po bëjnë kontrolle në lokalin në Shkup, ku ishin dy të rinjtë.

Pasi gjetën “objektivat” e tyre, autorët kanë hapur zjarr duke lënë të vdekur në vend dy të rinjtë shqiptarë. Si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur edhe kamarjeri i lokalit.

Pas ngjarjes, autorët kanë djegur makinën pasi kryen atentatin, në afërsi të vendit të ngjarjes, në Çarshinë e Shkupit.

Nuk dihet ende motivi i vrasjes së dy të rinjve, por arrestimi i 31-vjeçarit pritet të zbardhë më shumë detaje.

Scroll to Top