JiL.al - Jeto i Lumtur

Vala e tretë e të nxehtit përfshin shtetin europian, ja sa arritën

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Temperatura në Valencia arriti të enjten në 47 gradë Celsius, një rekord historik për këtë qytet në Spanjën juglindore, pasi vendi përjetoi valën e tretë të të nxehtit të verës këtë vit që nga e hëna.

Tetë rajone në pjesën lindore të vendit, rreth qyteteve Valencia dhe Murcia, janë në gatishmëri për shkak të kushteve ekstreme të motit.

Sot pasdite, temperatura “në aeroportin e Valencias arriti 46.8 gradë Celsius – 3.4 gradë më e lartë se rekordi i mëparshëm i vendosur në vitin 1986”, tha agjencia meteorologjike spanjolle (Aemet).

Rekordi historik i temperaturës së lartë të vendit u thye më 14 gusht 2021, me 47.6 gradë Celsius në La Rambla, në jug të Kordobës, Andaluzi.

“Kjo verë është e tmerrshme ne nuk mund të jetojmë në apartamentet tona,” tha për AFP një banor i Valencias.about:blank

“Natën ndezim kondicionerin ose ndezim ventilatorin. Gjatë ditës përpiqemi të largohemi sa më shpejt dhe të shkojmë në plazh”, tha një tjetër banore.

Scroll to Top