Një tërmet me magnitudë 5,8 ballë të shkallës Rihter goditi brigjet e rajonit Hokkaido në Japoninë veriore, transmeton Anadolu.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit me magnitudë 5,8 ishte në Hokkaido.
USGS tha se tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 39,3 kilometra nën tokë. Pas tërmetit nuk u lëshua paralajmërim për cunami.