Të shtëna me armë zjarri ndaj policisë, e pësojnë keq 5

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Pesë persona janë arrestuar në Zubin Potok, pasi dyshohen se kanë gjuajtur me armë zjarri ndaj zyrtarëve policorë.


Zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani ka konfirmuar për mediat kosovare se rasti ka ndodhur pasi policia ka hasur në  disa vetura të cilat besohej se kontrabandonin mallra.


Ai tregoi se gjatë tentimit për ti ndaluar ka pasur shkëmbim me armë zjarri por nuk ka të plagosur.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit në rrethinën e komunës së Zubin Potokut policia ka has në një kombi dhe disa vetura të cilat besohej se kontrabandonin mallra”, u shpreh Elshani njofton klan kosova.

“5 persona janë arrestuar, ndërsa janë konfisku kombi dhe tri vetura. Hetimet rajonale Mitrovica Veri po merren me rastin i cili cilësohet si sulm ndaj personave zyrtar, posedim narkotikesh dhe kontrabandim me mallra”.

Scroll to Top