Policia ka zbardhur detajet e reja për ngjarjen që ndodhi ditën e sotme në Shkodër.
Fatmir .O, nga fshati Grudë e Re i Shkodrës ka mbërritur i plagosur në spital dhe aktualisht ndodhet në sallën e operacionit, ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal te ish-Sanatoriumi në Shkodër dhe 47-vjeçari ka marrë një plumb në shpatull.
Shkodër/Informacion paraprak:
Rreth orës 12:44, në sallën operative të Policisë së Shkodrës, ka mbërritur një telefonatë nga Spitali Rajonal i Shkodrës, se është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën, shtetasi F. O., 47 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, i cili në një rrugicë në afërsi të një lokali, në lagjen “Skënderbeg”, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri, në shpatull.