Udhëtuan nga Vlora drejt Durrësit dhe i vunë flakën automjetit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Durrësi, ku dy të rinj i kanë vënë flakën një automjeti.

Përkatësisht 26-vjeçari me iniciale S. K., dhe i mituri E. Gj. thuhet se kanë udhëtuar nga Vlora drejt Durrësit për djegien e qëllimtë të një automjeti.

Njoftimi i Policisë:

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, për identifikimin e autorëve të djegies së qëllimshme të një automjeti, në lagjen nr. 1, të kryer më datë 06.08.2023, rreth orës 05:10, është finalizuar operacioni policor i koduar “Rec.”.


Në kuadër të tij u kapën në bashkëpunim me Policinë e Vlorës, dhe u vunë në pranga shtetasi Seir Konti, 26 vjeç dhe një 17-vjeçar, të dy banues në Vlorë.

Scroll to Top