Zbardhen detaje të reja nga vrasja e ndërtuesit 55-vjeçar në Vlorë, pasi u qëllua me grushte nga djali i anëtares së KLP-së, Rei Meta.
Sipas dosjes hetimore, në një moment Rei Meta, i është drejtuar Armando Meshuu me fjalët: Unë të kam paguar për shërbimin dhe dua dokumentin.
Ndërkohë që Armand Meshau i është kthyer me fjalët: Jo me mua këto muhabete.
Debati ka vijuar dhe Rei Meta, i cili qëndronte në këmbë, i është përgjigjur: Fol pak më qetë me mua se ka edhe njerëz të tjerë përreth që nuk na njohin.
Më pas Meshau është çuar në këmbë dhe i është drejtuar me fjalët: Seriozisht e ke ti?