JiL.al - Jeto i Lumtur

Ekzekutoi gruan live në Instagram, vrasësi ende në liri

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Bosnja dhe Hercegovina u trondit sot nga një krim i paprecedentë, pasi Nermin Sulejmanoviç ka vrarë gruan e tij dhe ka transmetuar gjithçka live në Instagram.


Sulejmanoviç i mori jetën gruas pasi dyshonte se ajo e tradhtonte dhe po ashtu, ajo e kishte denoncuar në polici për dhunë fizike.

Megjithatë, vrasësi nuk u ndal këtu. Raportohet se ai ka marrë jetën edhe të dy personave të tjerë, babë e bir, ku njëri është personi me të cilin dyshohet se gruaja e tij e tradhtonte.


Edhe këtë ai e njoftoi duke dalë live në Instagram, teksa ishte në arrati, ndërsa shprehet se fëmija që ndodhej në dhomën ku ai ekzekutoi gruan e tij është i sigurt.about:blank

“Kam vrarë edhe dy armiq, babë e bir. Fëmija është i sigurt, unë nuk jam fëmijë që dikush të luaj me mua. Ajo më denoncoi në polici. Ndoshta kam harruar dikë (për ta vrarë) , tani është vonë. Tentova të vrisja një polic por k*rva iku. Tani kam 10 mijë ndjekës, jam popullor”, dëgjohet të thotë ai gjatë live dhe shton:

“Unë do të vrisja disa policë të tjerë nëse do të mund të shkoja tek rrethimi tani. Ata ikin sapo qëlloj mbi ta. Sepse kjo është ajo që ndodh kur keni të bëni me mua. Unë qëllova dy burra dhe një grua, nuk e di se çfarë ka ndodhur me policin, a e di njeri? (Këto) nuk janë vrasjet e mia të para. Unë nuk flas shumë.

Të gjithë e dinin këtë, dhe unë i paralajmërova të gjithë. Për tetë ditë, (ajo) ka fshehur fëmijën tim. Për tetë ditë, diçka po fshihet. Ka më shumë njerëz për të vrarë. Kush mbijetoi? Polici, apo jo? Policia mbijetoi? Gruaja nuk ka shpëtuar, ka marrë një plumb në kokë, kaq. Mirë po e mbyll, mirupafshim”, tha Sulejmanoviç

Vrasësi ndodhet në arrati, teksa policia ka bllokuar qytetin me postoblloqe. Po ashut, njerëzve u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të shmangin daljet, pasi ai kosndierohet i rrezikshëm.

Scroll to Top