“Tërmeti” që shkundi botën e krimit, si u kthye Dumani

Jil
Jil
3 Min Read

Fundin e marsit të vitit të kaluar, Nuredin Dumani që ishte në kërkim për disa ngjarje të rënda kriminale, sërish ishte nisur drejt Elbasanit për të kryer një tjetër vrasje.

Por u ndesh me nje prite, që i ishte ngritur atij vetë dhe nga shkëmbimi i zjarrit, Dumani mbeti i plagosur. Me plagë në trup u arrestua në Fier nga policia me bashkëpunëtorin e tij Henrik Hoxhajn. Pas këtij momenti gjithçka ndryshoi.

Plumbi që për pak i mori jetën Dumanit, u kthye në plumbin e artë, që përcaktoi dhe ndryshoi fatin e disa grupeve kriminale në vend. Operacioni që mori të njëjtin emër, u bazua tek rrëfimet e të penduarit më të madh të drejtësisë dhe parandaloi një sërë krimesh në vijim.

Dëshmitë dhe emrat e bashkëpunëtorëve që Nuredin Dumani u dha prokurorëve të SPAK, zbardhën plot 27 krime e ngjarje të ndryshme të ndodhura gjatë një dekade mes Tiranës, Elbasanit e Durrësit.

Në këto 27 krime, Prokuroria e Posaçme arriti të zbardhë vrasjet e Bujar Çelës, Emiljano Ramazanit, Regis Runaj, në Elbasan, si dhe ekzekutimet e vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë të ndodhura në Durrës.about:blank

Në rrëfimin e tij, Dumani përmendi emra të personazheve të tjerë të botës së krimit. Ai deklaroi se Ervis Martinaj i kishte premtuar 500 mijë euro në këmbim të eliminimit të kundërshtarit të tij, Indrit Dokles, i sapoliruar nga burgu. Për të kryer krimin, ai thoshte se kishte marrë 100 mijë euro nga Martinaj, por vrasjen e Dokles, Dumani e kishte konsideruar shumë të vështirë dhe nuk arriti ta kryej.

Thëniet e Dumanit për këtë episod, u faktuan nga SPAK edhe me dëshmitëë që ka dhënë bashkëpunëtori tjetër në disa ngjarje, Henrik Hoxhaj.about:blank

Për dy vrasjet e ndodhura në Elbasan, atë të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, Dumani ka treguar se janë organizuar prej tij me kërkesë të Erjon Alibejt, ky i fundit një tjetër i arrestuan nga SPAK.

Një sërë vrasjesh e atentatesh që tronditën vendin përgjatë vitit 2020, Dumani thoshte se po kryeheshin për hakmarrje. Sipas tij, i tillë ishte eleminimi i Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës. Për këtë ngjarje, Dumani tregoi se kishte marrë hakun e Klevis Kapllanit, për të cilin dyshonte se e kishte vrarë ish shoku i tij Talo Çela dhe vëllezërit Manhasa.about:blank

Deklarimet e Dumanit, që mori edhe statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë zbardhën po ashtu një sërë tentativash vrasje, vjedhje e grabitje, perfshirë dhe rastet e përsëritura të grabitjes në Rinas.

Mbyllja e dosjes së Dumanit është një moment i rëndësishëm për drejtësinë shqiptare. Tashmë në gjykatë do nisë ai që mund të quhet maksiprocesi i botës së krimit, e cila mori kështu goditjen më të fortë, prej krerëve të saj.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *