Një 30-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme, si i dyshuar për grabitjen e një makine në qytetin e Durrësit.
Leonard .F., dyshohet se e ka vjedhur mjetin më 8 gusht dhe është larguar në drejtim të Lezhës. Një ditë më parë, në 11 gusht, makina u identifikua nga policia në aksin rrugor Thumanë-Milot, pranë fshatit Gjormë.
I riu, pasi tentoi t’i devijohej policisë, doli nga mjeti dhe u arratis në këmbë. Pas arratisë, i riu u vu në pranga këtë të shtunë.
Dyshohet se gjatë kësaj vere, Fjerza ka kryer edhe disa vjedhje të tjera. Më 8 gusht, ai ka vjedhur në një lokal një shumë monetare, më datë 25 qershor ka vjedhur në një farmaci dhe në datën 6 ka tentuar të vjedhë në një biznes.